Sllovakia merr vendim për rrjetet sociale, ndalohen për fëmijët nën

0%

Qeveria e Sllovakisë të mërkurën miratoi një projektligj me të cilin propozohet ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16-vjeçare, duke thënë se ky legjislacion do të ndihmojë në parandalimin e sjelljeve të varësisë, presionit social dhe radikalizimit.

Projektligji, nëse miratohet në Kuvend, do ta ndalojë hapjen e llogarive në rrjete sociale për fëmijë dhe do ta kërkojë dëshminë për moshën e përdoruesit, sipas dokumenteve në publikuara në uebfaqen qeveritare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Në një raport që e shoqëron legjislacionin e propozuar thuhet: “Propozimi është reagim ndaj rëndësisë në rritje të teknologjive online dhe rrjeteve sociale në përhapjen e sjelljeve të dhunshme, ekstremiste ose të dëmshme në mënyra të tjera.” Më tej, në raport thuhet se vendimi për ta caktuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale deri në moshën 16-vjeçare është i mbështetur në të gjeturat në fushat e psikologjisë, neuroshkencës dhe hulumtimeve ndërkombëtare, të cilat e shfaqin adoleshencën si fazë të zhvillimit të identitetit, të menduarit kritik, rregullimit emocional dhe marrëdhënieve sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një numër në rritje i shteteve evropiane kanë njoftuar masa për ta rregulluar moshën e përdorimit të rrjeteve sociale, përderisa disa kërkojnë edhe miratim nga prindërit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com