Gigi Hadid flet për lidhjen me Bradley Cooper: Është diçka e

0%

Modelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë më hapur për lidhjen e saj me aktorin Bradley Cooper, me të cilin është në një lidhje që prej vitit 2023. Çifti ka preferuar ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut. Në një intervistë për Vogue France, Gigi e përshkroi lidhjen e tyre si të qetë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe sinqeritetit mes tyre.

Gigi dhe Bradley “Ajo që është e mrekullueshme në lidhjen time të tanishme është se mund të jemi plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo. Çifti aktualisht ndodhet në Paris, ku Cooper po xhiron një film të ri. Hadid tregoi se, falë partnerit të saj, ka zbuluar një tjetër anë të Parisit dhe madje ka menduar mundësinë që një ditë të jetojë atje.

Ndërkohë, disa fotografi të fundit të çiftit me unaza ari në duar kanë nxitur thashethemet për një martesë të mundshme. Bradley dhe Gigi Megjithatë, burime pranë tyre kanë mohuar se bëhet fjalë për unaza martese, duke sqaruar se ato simbolizojnë lidhjen dhe përkushtimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve, Gigi dhe Bradley janë shumë të afërt kur nuk janë të angazhuar me punë, ndërsa edhe vajzat e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Burimi: Telegrafi