Ekskluzive | Shkoi në Polici për ta denoncuar për kanosje, por

0%

Një rast me kanosje dhe armë në Podujevë ka marrë një kthesë të papritur, pasi personi që shkoi në Polici për të denoncuar një tjetër, në fund përfundoi edhe vetë nën hetim, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në rast janë përfshirë Fisnik Sejdiu (1988) dhe Faton Berisha (1985), ndaj të cilëve janë iniciuar dy raste të ndara penale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 gusht, mes orës dhe , në zonën e rrugës “19 Qershori” në Podujevë. Siç mëson Sinjali, rreth orës , Fisnik Sejdiu, së bashku me Q.M. është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë, ku ka raportuar se Faton Berisha e kishte kanosur te lokali “Hallall Pizza”.

Mirëpo, rasti ka marrë kthesë kur edhe Berisha është paraqitur vetë në stacion dhe ka dhënë versionin e tij për përplasjen. Ai ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, Fisnik Sejdiu kishte nxjerrë pistoletën pranë shtëpisë së tij. Pas këtyre pretendimeve, Policia ka ndërmarrë kontrolle në pronat e palëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në shtëpinë e Berishës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Sejdiu ka deklaruar se posedon një pistoletë me leje, por se arma në atë moment nuk ndodhej në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pistoleta ndodhej në depon e lokalit “Hallall Pizza”, ku edhe është gjetur nga njësitë policore.

Gjatë veprimeve policore janë gjetur pistoleta, dy karikatorë dhe gjithsej 36 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe pajisje të tjera përcjellëse të armës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, arma dhe municioni janë sekuestruar.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, është vendosur që ndaj Fisnik Sejdiut të iniciohet rast për veprën “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërkaq, ndaj Faton Berishës është iniciuar rast për “Kanosje”, ndërsa Q.M. është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dy janë liruar dhe rastet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe versionet e kundërta të palëve. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com