Këto janë 36 skuadrat që do të luajnë në Ligën e Kampionëve 2026/27

0%

Kualifikimet për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar dhe tashmë janë përcaktuar të gjitha 36 skuadrat që do të garojnë në fazën e ligës. Katër biletat e fundit i siguruan AEK Athina, Fenerbahçe, Vikingu dhe Slovan Bratislava, duke kompletuar listën e pjesëmarrësve në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Në mesin e skuadrave që do të garojnë këtë sezon është edhe Manchester United, që rikthehet në Ligën e Kampionëve. Në garën elitare janë edhe klube të tjera me histori të madhe evropiane, si Roma, Porto, Napoli, Borussia Dortmund dhe PSV. Një nga befasitë është Vikingu, që për herë të parë në histori ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës.

Norvegjezët eliminuan Dinamo Zagrebin, ndërsa Slovan Bratislava siguroi kualifikimin duke eliminuar Celjen pas vazhdimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

AEK Athens, Fenerbahçe, Slovan Bratislava & Viking into the league phase 😤 #UCL pic.twitter.com/ZiZt5OJSsT — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 26, 2026 Formati i ri Edhe këtë sezon Liga e Kampionëve do të zhvillohet me formatin e ri, pa fazën tradicionale të grupeve. 36 skuadrat do të jenë pjesë e një tabele të vetme dhe secila prej tyre do të luajë tetë ndeshje, ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm.

Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në plejof për një vend në fazën nokaut. Skuadrat nga vendi i 25-të e poshtë eliminohen nga gara.

Shorti për fazën e ligës do të zhvillohet të enjten, ndërsa skuadrat janë ndarë në katër vazo bazuar në koeficientin e UEFA-s. 🚨 CHAMPIONS LEAGUE IS SET! ✅ 36/36 CLUBS ARE CONFIRMED! 🔮 DRAW ON THURSDAY, CET! pic.twitter.com/gnENPhcRwl — Football Rankings (@FootRankings) August 26, 2026 Të gjitha skuadrat e Ligës së Kampionëve 2026/27 Vazoja 1: PSG Bayern Munich Real Madrid Liverpool Inter Manchester City Arsenal Barcelona Atlético Madrid Vazoja 2: Borussia Dortmund Roma Sporting CP Aston Villa Porto Manchester United Club Brugge Real Betis PSV Vazoja 3: Feyenoord Lille Bodø/Glimt Napoli RB Leipzig Villarreal Fenerbahçe Shakhtar Donetsk Galatasaray Vazoja 4: Slavia Praha Slovan Bratislava Stuttgart AEK Athina LASK Como Lens Viking Olympiacos

Burimi: Telegrafi