Dita e 88-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mblidhen para

0%

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në protestën e 88-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët janë nisur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shoqëruar marshimin me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë Qeveria” janë disa nga thirrjet që përsëriten nga turma gjatë marshimit, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit dhe qeverisë. Marshimi vijon në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohen fjalimet dhe të vijojnë thirrjet e protestuesve.

Protesta e 88-të vjen pas një serie protestash të përditshme kundër qeverisë, me qytetarët që vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot