Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam edhe emra

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojnë, pas takimit që zgjati më shumë se dy orë. Kurti tha se gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve dhe se për herë të parë janë diskutuar konkretisht edhe emra për presidentin e ardhshëm të vendit. “Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë, serioz.

Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm”, tha Kurti. Ai shtoi se, krahas kritereve dhe parimeve të dakorduara më herët, palët tashmë kanë shqyrtuar edhe emra konkretë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm përpara.

Sipas Kurtit, negociatat në këtë fazë janë më të vështira, pasi për secilin emër duhet të dëgjohen argumentet dhe qëndrimet e palëve. Kryeministri në detyrë theksoi se procesi do të jetë transparent, por emrat nuk mund të bëhen publikë në këtë fazë për shkak të konfidencialitetit të bisedimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne do të jemi plotësisht transparentë për këtë proces të negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo në anën tjetër duhet ta ruajmë, duhet ta mbrojmë konfidencialitetin e bisedimeve të brendshme”, deklaroi ai. Kurti sqaroi se emrat e diskutuar nuk janë kontaktuar paraprakisht për të pyetur nëse do ta pranonin kandidaturën, pasi fillimisht duhet të arrihet dakordim mes palëve.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com