Vedat Muriqi po zhvillon një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar gol në përballjen ndaj Lyonit. Sulmuesi kosovar kishte kaluar Fenerbahçen në epërsi në minutën e 24-t, kur përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës, pas goditjes së parë me kokë dhe me një goditje të saktë realizoi për 1-0.
Ai arriti ta mposht portierin e Lyonit, Dominik Greif, duke konfirmuar rrezikshmërinë e tij në start. 💪 GOAL FROM VEDAT MURIQI! The Kosovar striker scores his first-ever goal in the Champions League! pic.twitter.com/EEn23algja — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 26, 2026 Megjithatë, Fenerbahçe ka gjetur edhe golin e dytë.
Nathan Aké u ngrit më lart pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Kështu, skuadra turke tashmë ka një epërsi të rëndësishme në ndeshjen e kthimit, ndërsa pas barazimit 1-1 në duelin e parë, Fenerbahçe është në avantazh 3-1 në rezultatin e përgjithshëm.
Muriqi po luan një rol kyç në këtë përballje, ndërsa Fenerbahçe është gjithnjë e më pranë objektivit për të siguruar kualifikimin.
