Abdixhiku: Do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të

0%

Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti më , tha se të gjithë emrat konkret të prezantuar për president të vendit gjatë takimit, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani për këtë pozitë.

Sikurse kryeminstri Kurti, i cili u deklarua i pari para gazetarëve dhe nuk i bëri të ditur emrat e përveçëm për president që i kanë disktuar, njëlloj veproi edhe Abdixhiku. “Nuk mund të diskutoj për emra konkret në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.” – deklaroi Abdixhiku.

“Po përpiqemi meqenëse jemi të interesuar t’i japim stabilitet Kosovës. Meqenëse e kuptojmë ndjesinë se në Kosovë ka shumë zëra për destabilitet e shumë pak zëra të arsyeshëm për stabilitet. Duam të jem zë të arsyes për këtë stabilitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

LDK-ja është garancë institucionale, historike 37-vjeçare, që presidenti i Republikës është i denj për postin që e ka dhe për këtë populli i Kosovës duhet të ndihet krenar.” – theksoi ai. Në anën tjetër, Kurti i quajti negociatat “mjaftë të vështira” dhe se do të vazhdojnë të mbajnë takime me LDK-në.

“Në këtë fazë nuk mund të flasim konkretisht për emrat e përveçëm të cilët për herë të parë sot jemi duke i trajtuar si emra të posaçëm për president apo presidente të mundshëm.” – tha Kurti para gazetarëve, më . “Nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh, është çështje javësh, e do të donim të ishte çështje ditësh.

Komunikimi nuk ndërpritet, takimet do të vazhdojnë.” – shtoi Kurti. Në takim i kanë shoqëruar Hekuran Murati e Arbërie Nagavci të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani e Lutfi Haziri të LDK-së. Kurti e ka falenderuar Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin për, siç tha ai, seriozitetin, sinqeritetin dhe dashamirësinë e treguar në këto negociata. Ky është takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut.

Para se të fillonte takimi, Kurti deklaroi para gazetarëve se po i vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të vendit me vullnet të mirë. “Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marr vesh në mënyrë që vendit bashkaritsht t’ia sjellim emrin për president apo presidente të re, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme.

Padyshim që do të jemi të hapur karshi juve sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje ne duhet ta ruajmë edhe konfidencialitetin.”- deklaroi Kurti para se të hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kur u pyt se a pret marrëveshje sot me LDK-në për çështjen e presidentit, ai u shpreh “Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe me vullnet të mirë po shkojmë në mbledhje sot.” Kurti e Abdixhiku u takuan edhe më , për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Kurse, gjatë ditës, KALLXO.com raportoi se ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka propozuar Faton Bislimin për president të Republikës së Kosovës.

Walker u ka shkruar letra krerëve të partive politike, Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinit të Aleancës në lidhje me propozimin e tij.

Burimi: Kallxo