Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në autostradën Prishtinë–Vërmicë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Sipas tij, Policia është njoftuar rreth orës për një aksident trafiku që kishte ndodhur në kilometrin e 29-të nga Vërmica.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë”, ka bërë të ditur Krasniqi. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, janë ftuar edhe ekipet mjekësore. “Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësi i Policisë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
