Kurti pas takimit me LDK-në: Për herë të parë diskutuam për emra të

0%

Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për presidentin e vendit. Kurti bëri të ditur se për herë të parë janë diskutuar edhe emra konkretë, krahas kritereve dhe parimeve të dakorduara më herët.

Megjithatë, ai theksoi se emrat nuk do të bëhen publikë, pasi palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e negociatave. “Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë.

Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete” , tha Albin Kurti Sipas Kurtit, mirëbesimi mes palëve është rritur dhe procesi do të vazhdojë me synimin për të arritur një marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot