Ylli i “EastEnders”, Shona McGarty, ka zhveshur rrobat dhe ka pozuar me një bikini të vogël me print leopard, teksa po shijonte rrezet e diellit gjatë pushimeve. Aktorja 34-vjeçare mori një pozë provokuese teksa po merrte rreze, duke treguar edhe tatuazhin e saj të panterës, të cilin rrallëherë e shfaq.
Tatuazhi, i vendosur në anën e këmbës, shtrihet nga pjesa e sipërme e ijeve deri në mes të kofshës, shkruan “The Sun”, transmeton “Bota sot”. Shona McGarty Shona McGarty Shona tregoi format e saj trupore teksa qëndronte pranë pishinës në hotelin ku po qëndronte në Maltë.
Ylli i serialit, e cila luajti personazhin Whitney Dean në “EastEnders”, kaloi një pushim “të mrekullueshëm” me miqtë, duke festuar dhe vizituar atraksionet turistike. Shona McGarty Shona u ka dhënë fansave një vështrim nga udhëtimi i saj përmes Instagramit, ku ka publikuar një seri fotografish verore.
Mes tyre ishin pamje nga peizazhet e Maltës, Shona duke pozuar në një kabinë telefonike dhe me një papagall të vendosur mbi shpatull. Shona McGarty
