Milani i ka thënë “po” ofertës për Leaon

0%

Aventura e Rafael Leaos te Milani po shkon drejt fundit. Mediat italiane bëjnë të ditur se kontaktet te fundit të kuqezinjve me Gallatasarajn kanë sjellë një kthesë pozitive për transferimin e portugezit në Turqi. Bëhet e ditur se kuqezinjtë janë parimisht dakord të pranojnë ofertën prej rreth 45 milionë eurosh për kartonin e tij.

Tani mbetet pjesa e dytë për finalizimin e marrëveshjes, bindja e Leaos që të pranojë ofertën turke. Gallatasaraj i ka ofruar atij 12 milionë euro neto në sezon, një shifër shumë e lartë. Por vetë portugezi fillimisht raportohej se kërkonte më shumë për të lënë Italinë e shkuar në një kampionat ku sigurisht nuk do të ketë po aq shikueshmëri.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim, por në Itali duken të bindur se palët po shkojnë drejt një akordi që do i japë fund një prej telenovelave të merkatos së kësaj vere.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot