Zyrtare: Ayyoub Bouaddi, lojtar i ri i Man Cityt

0%

Manchester City ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e Ayyoub Bouaddi nga Lille, me lojtarin maroken që ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031. Mesfushori 18-vjeçar bëri 96 paraqitje për Lille dhe mori lëvdata të forta në Kupën e Botës të kësaj vere, duke diktuar lojën kundër treshes së mesfushës së Brazilit në ndeshjen hapëse të turneut të Marokut.

Kështu, City u hodh me të gjitha forcat për të nënshkruar me të dhe tashmë ka zyrtarizuar Bouaddin, i cili thuhet se iu ka kushtuar rreth 100 milionë euro.

Welcome to City, @BouaddiAyyoub 🩵 pic.twitter.com/iKi1XxAFSi — Manchester City (@ManCity) August 26, 2026 “Manchester City është i kënaqur që ka përfunduar nënshkrimin e reprezentuesit maroken Ayyoub Bouaddi me një kontratë pesëvjeçare, në varësi të miratimit ndërkombëtar”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mesfushori 18-vjeçar i bashkohet ekipit nga skuadra franceze Lille me një marrëveshje që do ta mbajë atë në stadiumin Etihad deri në vitin 2031”, thuhet në njoftimin e Cityt. 🆕#️⃣3️⃣2️⃣ pic.twitter.com/iBumk6d1BF — Manchester City (@ManCity) August 26, 2026 Pas nënshkrimit, edhe Bouaddi është shprehur i lumtur duke e cilësuar ëndërr transferimin te klubi më i mirë në botë.

“Manchester City është, për mua, klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr të jem këtu dhe të jem në gjendje ta quaj veten lojtar të Cityt”, ka thënë Bouaddi pas nënshkrimit.

Drejtori i Futbollit, Hugo Viana, vlerësoi “inteligjencën e tij të jashtëzakonshme futbollistike” për dikë kaq të ri, ndërsa trajneri i Cityt, Enzo Maresca, trashëgon një lojtar që tashmë është cilësuar si një nga talentët e rinj më të shkëlqyer në Evropë.

Burimi: Telegrafi