Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se është në përfundim të punimeve për vendosjen dhe rregullimin e 45 pikave të reja për grumbullimin e mbeturinave. Sipas njoftimit të Komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, me synim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe rritjen e nivelit të pastërtisë në hapësirat publike.
Nga Komuna është vlerësuar se shtimi i pikave të grumbullimit përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të pastër dhe hapësirave më të rregulluara për qytetarët. Punimet pritet të përfundojnë së shpejti, duke mundësuar funksionalizimin e pikave të reja në zonat e përcaktuara.
