Gacaferi ironizon Ramën pas deklaratës se synon postin e kryeministrit

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se misioni i tij është të bëhet kryeministër i Kosovës. Pas kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i cili përmes një postimi ka ironizuar ambiciet politike të Ramës.

“Gjasat që unë të shkoj n’Mars, n’kom, janë shumë ma reale se ti mu bo kryeministër i Kosovës!”, ka shkruar Gacaferi, duke vazhduar me kritika ironike ndaj kryetarit të Prishtinës. Postimi i Gacaferit: Edhe misioni im i radhës është me shku n’Mars, n’kom Sidoqoftë gjasat qe unë të shkoj n’Mars, n’kom, janë shumë ma reale se ti mu bo kryeministër i Kosovës!

Nëse krejt njerzimi i përdor neuronet për të thënë diçka të mençur, vetëm Përparimin e përdorin neuronet për mi tregu dynjas që i ka n’grevë!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot