Kampionët në fuqi të Shqipërisë luajnë te enjten ndeshjen e kthimit të Play-Off-it të Europa League kundër Lillestrom. Ndeshja luhet në Norvegji, duke nisur nga ora dhe transmetohet në RTSH. Egnatia synon kualifikimin dhe luan shanset e saj. Gjithçka është e hapur pas barazimit 0-0 një javë më parë në Rrogozhinë.
Trajneri Nevil Dede do të ketë dy mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, dy lojtarët e krahut Haime dhe Jago. Që të dy këta lojtarë nuk janë pjesë e listës zyrtare të Egnatias për ndeshjen e nesërme. Mungesa e tyre ka të bëjë me problemet fizike që Haime dhe Jago kanë pasur. Për krahun e djathtë alternativa e parë është Smajli, kurse për të majtin Ndreca, por mund të luajë edhe Alijev.
