Mbrojtja e Glauk Konjufcës ka kërkuar aktgjykim lirues ndaj tij në rigjykimin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Në fjalën e saj para trupit gjykues, mbrojtja ka theksuar se për rreth 10 vjet nuk është arritur të provohet vepra penale për të cilën Konjufca akuzohet.
Rasti lidhet me ngjarjet e 10 gushtit 2016, kur gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës ishte hedhur gaz lotsjellës në sallën plenare, duke ndërprerë punimet e Kuvendit.
Gjykata Themelore në Prishtinë më kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” kishte refuzuar akuzën për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. Gjykata e Apelit më pas e kishte prishur vendimin dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
Aktakuza ndaj Konjufcës ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
