Glauk Konjufca, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dalë sot, më , para Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Edhe në rigjykim, ai ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për akuzën që po i vihet në barrë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Në aktakuzën e vitit 2017 përshkruhej se, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të datës , në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë. Kujtojmë se Gjykata e Prishtinës, më e kishte liruar Konjufcën nga akuzat për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kurse lidhur me pikën e dytë të akuzës ndaj Konjufcës ‘Pengimi i personit zyrtar’, Gjykata kishte thënë se e njëjta ka arritur parashkrimin absolut që në gusht të vitit 2022, çka do të thotë se ai nuk mund të ndiqet më penalisht për këtë vepër. Mirëpo, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim për ta kthyer rastin në rigjykim në Shkallë të Parë.
Sipas Gjykatës së Apelit, aktgjykimi lirues ndaj Konjufcës përfshin shkelje esenciale në procedurë penale. “Aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par.1 pika 1.10 dhe në lidhje me nenin 363 të KPP-së, e që lidhen edhe me bazën ankimore, vërtetim i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike nga neni 386 par.3 i KPPK-së, sepse sipas shkresave të lëndës rezulton se, në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar drejt dhe në mënyrë të plotë provat e administruara, e atë dëshmitë e dëshmitarëve A.G., I.B., V.B., S.H. dhe S.P., provat materiale si raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, lokacioni i incidentit – Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Salla e mbledhjeve C.nr. 301, data/koha e incidentit, lista e dëshmive (dëshmia E-1, bombola e gazit lotsjellës e zbrazët, si dhe vendi i gjetjes në dysheme në mesin e tavolinës në sallën 301)” – thuhej në aktgjykimin e Apelit të datës .
Gjykata e Apelit kishte konstatuar se Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka argumentuar bindshëm se pse e ka liruar Glauk Konjufcën nga vepra penale.
“Një përfundim i tillë i gjykatës së shkallës së parë, sipas vlerësimit të kolegjit penal të kësaj gjykate, është jo i drejtë dhe jo i plotë, ngase në këtë çështje penale, përpos dëshmive të dëshmitarëve, kemi edhe prova të tjera materiale, e po ashtu kemi edhe vetë pohimin e të akuzuarit në deklarimin e tij në prokurori, ku ndër të tjera ka deklaruar se atë ditë e ka përdorur gazin lotsjellës, por ka deklaruar se gazin lotsjellës nuk e konsideron armë, duke u bazuar në Ligjin për armët, ku ceket se gazi lotsjellës është municion dhe asgjë më shumë” – theksohej në aktgjykimin e Apelit.
Sipas Apelit, në rigjykim, Gjykata e Prishtinës duhet të veprojë në pajtim me vërejtjet, t’i eliminojë të gjitha shkeljet e cekura në aktgjykim dhe, varësisht nga rezultati i vlerësimit të provave, të nxjerrë konkluzione të drejta, të ligjshme dhe të bazuara në provat e administruara.
Sipas aktakuzës së 3 shkurtit të vitit 2017, Konjufca akuzohet për veprën penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.
Në aktakuzë përshkruhet se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të datës , në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.
Konjufca po akuzohet edhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare meqë siç përshkruhet në aktakuzë deputetët e tjerë janë detyruar të ndërpresin seancën dhe të largohen nga salla. Ky rast po trajtohet në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën e Prishtinës nga gjyqtarja Edita Çanta.
