Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkingu në rrugën “Zahide Jashari” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, por nuk e ka qëlluar viktimën.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës” dhe “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar.
