Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 331 shërbime emergjente për qytetarët gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të QKUK-së, fluksi i pacientëve në Qendrën Emergjente vazhdon të jetë i njëjtë, ndërsa rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse.
Në Reanimim janë trajtuar 79 pacientë, në Emergjencën Internistike 111 pacientë, në Emergjencën Kirurgjike 56 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike 62 pacientë. Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik. “Me angazhim, përkushtim dhe përgjegjësi, puna në Qendrën Emergjente po vazhdon pandërprerë, me qëllim që çdo pacient të marrë kujdesin dhe shërbimin e nevojshëm në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
