331 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 25 persona u lënduan në

0%

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ofruar 331 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit. Sipas QKUK-së, pacientët janë trajtuar në njësitë përkatëse: 79 pacientë në Reanimim; 111 në Emergjencën Internistike; 56 në Emergjencën Kirurgjike; 62 në Emergjencën Ortopedike; 23 pacientë në Sallën e Vogël, ku u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike, ndërsa 25 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidenteve në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

QKUK ka bërë të ditur se puna në Qendrën Emergjente po vazhdon pandërprerë, me qëllim që pacientëve t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm në kohën e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot