Burri rrahu gruan në vazhdimësi, bashkë me fëmijët dërgohet në

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Skenderaj, ku një grua dyshohet se në vazhdimësi ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj. Sipas policisë, pas trajtimit mjekësor, viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore për sigurinë e tyre. I dyshuari, bashkëshorti i viktimës, është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot