Swift u prin homazheve pas vdekjes së Dolly Partonit në moshën

0%

“Do të mendoj për ty në çdo hap të rrugës”, ka shkruar ylli i muzikës Taylor Swift, duke nderuar ikonën e muzikës country, Dolly Parton, e cila ka vdekur në moshën 80-vjeçare, raporton BBC . Parton vdiq të martën, sipas kohës lokale amerikane pas një “beteje të shkurtër me kancerin”, ka njoftuar ekipi i saj i menaxhimit.

Beyonce e quan këngëtaren “yllin e veriut”, Paul McCartney thotë se është “e vështirë të imagjinohet” një botë pa Dollyn, derisa Oprah thotë “ne të gjithë jemi më mirë sepse ajo ishte këtu”. Adhuruesit e saj vendosën lule në yllin e Partonit jashtë Hollit të Famës së Muzikës Country, ndërsa “Empire State Building” u ndriçua me ngjyrë rozë për ta nderuar atë.

Nga rritja si e “e varfër” në një fermë deri te fama, askush nuk këndoi si Dolly, shkruan korrespondenti i muzikës i BBC-së, Mark Savage. Parton këndoi këngët e famshme “Jolene”, “What’s Up” e “I Will Always Love You”, e cila u bë superhit botëror pasi do të këndohej nga Whitney Houston.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ikona e muzikës country shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën dhe shkroi mbi tre mijë këngë gjatë karrierës që i zgjati gjashtë dekada. Ajo gjithashtu i kushtoi dekada të jetës së saj kauzave bamirëse, veçanërisht shkrim-leximit të fëmijëve dhe arsimit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo