Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Trupi gjykues ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, e cila po zhvillohet në kuadër të rigjykimit për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Konjufca është paraqitur sot para trupit gjykues, ndërsa rasti lidhet me ngjarjet e 10 gushtit 2016, kur gjatë një seance të Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës në sallën plenare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
