Përplasje mes Matoshit dhe Zekës, gazetari-deputetes: Kopilesha e

0%

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar me një postim ironik në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit rreth aktakuzës për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Në postimin e saj, Matoshi i është drejtuar gazetarit Milaim Zeka, i cili përmendet në dosjen e Prokurorisë Speciale, duke shkruar: “Milo, bleje nje sapun edhe per veti se qaty shpejte ki me ju bashkangjite” .

Pas këtij reagimi, Zeka i është kundërpërgjigjur Matoshit me një postim, në të cilin ka përdorur gjuhë të ashpër dhe akuza ndaj deputetes. Në kundërpërgjigjen e tij, Zeka ka përdorur tone të ashpra ndaj deputetes, duke e akuzuar atë për afërsi me regjimin e Slobodan Millosheviqit dhe duke bërë pretendime për qëndrimin e saj gjatë luftës në Kosovë.

“Qe kjo kopilesha e Millosheviçit, gjaku i prishur i Mirjana Markoviçit. Kjo qe ka fjetur neper vilat e Beogradit, kur ne luftonim neper malet e Kosoves, per t’ia ndjekur nga Kosova Serbine e saje te dashur. Shikoni se kush ulet ne Kuvendin e Kosoves?! Kjo qe na keshillon per sapuna, ani se nuk na tregon deri ne funde se me çfare maje i preferon per vete?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Apo ndoshta, duke qene si mbetje e Gjorgje Martinoviçit, garant qe i preferon shishet e birres te Nokshiqit, recept qe ia ka lane trashigimi Martinoviçi. Hajt se edhe Milloshi u kane qu peshe, po ne fund ju iq nana edhe baba. Te ka ardhe dita, ama mbaje ne mend se ka me te ardhe edhe edhe nata!”, shkroi ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com