Një nënë dhe vajza e saj kanë humbur jetën pasi u goditën nga rrufeja në Margate, Florida, të dielën. Kenya Glasgow dhe e bija u gjetën të shtrira në trotuar pasi policia dhe ekipet e shpëtimit iu përgjigjën një telefonate në numrin 911 rreth orës . Ekipet mjekësore tentuan t’i reanimonin në vendngjarje, ndërsa më pas ato u dërguan në dy spitale të ndryshme.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, të dyja ndërruan jetë pak pasi mbërritën në spital. Një fqinj e përshkroi stuhinë si një nga më të fuqishmet që kishte përjetuar. Ai tha se dëgjoi një goditje jashtëzakonisht të fortë rrufeje dhe pa një ndriçim portokalli përmes dritares. Pas tragjedisë, bashkëshorti i Kenyas, Kam, i kushtoi një mesazh prekës gruas dhe vajzës së tij.
“Sapo humba shoqen time më të mirë. Vajza ime sapo humbi shoqen e saj më të mirë”, shkroi ai. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, rrufeja godet territorin amerikan rreth 25 milionë herë në vit, duke shkaktuar mesatarisht rreth 20 viktima dhe qindra të plagosur rëndë. Policia e Margate ka bërë të ditur se rrethanat e tragjedisë mbeten nën hetim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
