Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit, duke ngritur dyshime dhe pyetje për shtrirjen e mundshme të veprimtarisë së tij.
Bekteshi pyet nëse rasti i Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh dhe shantazh, është vetëm “maja e ajsbergut”, duke kërkuar që institucionet e Kosovës të hetojnë nëse ka pasur rrjet bashkëpunëtorësh dhe sa thellë mund të ketë depërtuar ai në institucione dhe qarqe të ndryshme.
Ai ngre gjithashtu pyetjen se si një person që sot përballet me akuza për spiunazh mund të ketë përfituar qindra mijëra euro nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke theksuar se, nëse akuzat provohen, rasti mund të shndërrohet në një skandal të madh të kundërzbulimit në Kosovë. Shkrimi i plotë: A eshte Fatmir Sheholli spiun i shekullit apo kjo eshte vetem maja e ‘ajsbergut’?
Më , Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”, duke pretenduar se ka bashkëpunuar me BIA-n serbe dhe se ishte person i rekrutuar nga ky shërbim. Sheholli i ka mohuar akuzat për spiunazh dhe është deklaruar i pafajshëm.
Ky eshte vetem fillimi, sepse ne nuk e dime a ishte ky spiun klasik, agjent i dyfishte, informator, bashkepunetor sherbimi apo infiltrues. Ku rekrutoi dhe a u infiltruan njerezit e tij, a krijoi rrjet agjenturor dhe sa thelle ka depertua ne institucionet shteterore.
Penetrimi i tij i thelle neper parti politike, te individe me influenca qofte nga fusha akademike, komandante e luftetare, gazetare e deri te AKI, aty ku do te duhej ta kishin zbuluar, por aty ai u pagua forte, sikurse te kishte lobuar per Kosoven, por ai e kishte trathtuar Kosoven me parat e saj, turpshem.
Ka pranuar se ka punuar edhe per LDK-ne, cili ishte roli i tij dhe sa “leptira” ngriti aty? Kosova tani ka nevoje per profesionalizem dhe respekt jo per nguti e as hezitim, tani duhet pak fjale e pune shume per organet e ndryshme te shtetit. Duket se Sheholli e perdori karieren si do ai ne moshen me te mire dhe pa nderprere, tani kur do duhej te pensionohet e zune.
A eshte kjo vone, apo me mire vone se kurre? Dhe këtu lind pyetja më shqetësuese: Si mund të ketë përfituar qindra mijëra euro nga AKI-ja një person që sot akuzohet për spiunazh? Nëse këto akuza provohen, Kosova nuk ka përpara vetëm një rast spiunazhi por një skandal të mundshëm të kundërzbulimit.
