Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një 44-vjeçari banor të Shkupit për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “Shkaktim rreziku i përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, dhe prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit. Siç informon Prokuroria Publike, më 15 qershor, rreth orës , në bulevardin “Metropoliti Teodosij Gologanov” në Shkup, përpara Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, ai ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe për pronën në shkallë të gjerë duke ndezur zjarr. Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup “Në ditën kritike, ai doli nga shtëpia, hipi në autobus dhe erdhi në Qendër, dhe nga pompa e benzinës pranë Ambasadës Bullgare mbushi një shishe plastike me benzinë. Pastaj kaloi rrugën dhe iu afrua dy automjeteve diplomatike të parkuara në pronësi të Ambasadës, të cilat i spërkati me benzinë dhe i vuri flakën me një çakmak. Menjëherë pas shkaktimit të zjarrit, ai u largua nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Prokuroria Publike. Duke marrë parasysh llojin, natyrën dhe peshën e krimit në fjalë, faktin se ai është kryer kundër dy automjeteve diplomatike në mesditë, në qendër të Shkupit, gjatë një periudhe kur frekuenca e njerëzve dhe automjeteve në këtë pjesë të qytetit është e lartë, prokurori publik vlerësoi se ekzistojnë rrethana të dukshme që tregojnë se ekzistojnë kushtet për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe i propozoi Gjykatës që të caktojë një masë të tillë sigurie gjatë procedurës.
Prokuroria propozon paraburgim kundër personit që dogji makinat e Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Burimi:
Telegrafi