Kush kujdeset vërtet për njeriun? Shqipëria e Enver Hoxhës apo

0%

Sot në mëngjes, rreth orës , zjarri përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës. Gjashtë turistë, pesë prej tyre nga Kosova, mbetën të lënduar. Disa shpëtuan duke u hedhur nga kati i dytë. Njëra prej tyre u dogj pothuajse në 100 për qind të trupit. Sipas policisë, zjarri nisi nga priza e frigoriferit në restorant.

Ndërsa, të zgjuar nga zhurmat dhe bërtitjet, njerëzit nuk gjetën rrugë tjetër dhe u hodhën nga dritaret. Kjo skenë ringjall pyetjen e vjetër se kush kujdeset vërtet për njeriun në vendin tim?

Ne u lindëm dhe u rritëm me qumështin e nënës së përzier me parullat e partisë: “Shqipëria bahçe me lule – Lulëzon Shqipëria socialiste.” “Gjithçka për njeriun, gjithçka për të mirën e popullit.” “Partia është zemra e popullit.” “Jeta në Shqipërinë socialiste është e lumtur dhe e sigurt.” “Fëmijëria jonë e lumtur – falë dashurisë së shokut Enver.” Por për ata që e dinin të vërtetën, por heshtnin nga frika, këto ishin opium, propagandë dhe shpëlarje truri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Parullat shkruheshin në mure, shkolla, fabrika, madje edhe në faqe kodrash e malesh. Mësuesit, kontingjenti njerëzve që punonin nëpër zyra, oficerët dhe shërbëtorët e Sigurimit i kthenin në bindje dhe betim te ideali i partisë. Aqsa edhe kur martohej dikush, urimi i parë ishte për shokun Enver dhe Partinë.

Kur vdiste, ngushëllimi ishte “të na rrojë shoku Enver”, kur betoheshin për “ideal të partisë”. Madje Partia pretendonte se krijonte “njeriun e ri”, duke dalë dhe kundër Zotit që e ka krijuar njeriun. Propaganda na thoshte se kujdesej deri në shtëpinë më të largët, në majë të malit. Realiteti ishte varfëri, izolim, frikë dhe jetë mjerane. Pas viteve ’90 erdhi liria.

Shqipëria sot aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane. Por, në shumë ndërtime, sidomos në hotelerinë e bregdetit, kujdesi për jetën njerëzore mbetet i munguar. Daljet e emergjencës, sistemet kundër zjarrit, shenjat e qarta dhe izolimi i duhur shpesh mungojnë ose janë formale.

Njerëzit vazhdojnë të hidhen nga dritaret, si në kohë të partisë së punës, ashtu ndoshta si në rastin e Hotel Brooklyn në Vlorë. Në Shtetet e Bashkuara, ku jetoj dhe punoj prej 37 vjetësh, ligji nuk e lejon këtë. Të ndërtosh kundra rregullave dhe ligjive. Çdo ndërtesë publike apo private duhet të ketë dalje emergjence të lira, sisteme kundër zjarrit dhe shenja të qarta.

Kodet e International Building Code dhe NFPA kërkojnë shkallë të brendshme të izoluara me mur betoni për të paktën dy orë, presurizim të ajrit që ndalon tymin, gjerësi të mjaftueshme dhe ndriçim emergjent. Shkallët e jashtme prej hekuri janë ndaluar në ndërtesat e reja sepse janë të rrezikshme.

Pronarët mbajnë përgjegjësi penale dhe financiare të rëndë nëse nuk i zbatojnë ligjet e ndërtimit. Qëllimi është i thjeshtë, mbrojtja e jetës njerëzore. Zoti e krijoi njeriun dhe i dha dinjitet. Çdo sistem që pretendon se kujdeset, por e lë të hidhet nga dritarja, është mashtrim.

Ndërtimet e pas ’90-ës në Shqipëri duket se vazhdojnë të njëjtën logjikë njeriu si numër, jo si qenie e shenjtë. Vlora e sotme na kujton se kujdesi i vërtetë, nuk është ai që propogandohet në televizionet e qeverisë Rama. Është, ai që ndërtohet me standarde, me ligj dhe me respekt për jetën që Zoti na ka dhënë.

Derisa kjo të mos ndodhë, njerëzit do të vazhdojnë të hidhen nga dritaret dhe faktet do të mbeten tragjike. Zot, ndihmo shqiptarët!

Burimi: Bota Sot