Lufta në Lindjen e Mesme! Trump: Irani nuk mund të ketë armë

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket Iranit është që Teherani të mos zhvillojë apo të ketë armë bërthamore.

“Qëllimi numër një është dhe do të jetë gjithmonë që Irani të mos mund të ketë, në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë, një armë bërthamore” , shkroi Trump në një postim të shkurtër në platformën e tij, Truth Social më 17 gusht.

Deklarata i tij vjen në përfundim të afatit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Iranit më 17 qershor, i cili parashihte një afat prej 60 ditësh për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve, me synimin që palët të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gjashtë muaj më parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Irani vazhdimisht ka insistuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, duke thënë se nuk synon që të ketë armë bërthamore.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë negociuar një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit brenda 60 ditëve të dakorduara nga palët për një marrëveshje më të gjerë, ndërsa qëllimi fillestar i deklaruar i memorandumit – hapja e Ngushticës së Hormuzit – nuk është arritur.

Që nga nisja e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në fund të shkurtit, Teherani e ka bllokuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit. Para se të niste lufta, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz

Burimi: Bota Sot