“Me kë është ky farë Enver Hasani?!” – Aliçkaj ‘shpërthen’ pas

0%

Deklarata e profesorit Enver Hasani se Aneksi i Ohrit i vitit 2023 është “detyrimi më i rëndë dhe më i poshtër ndërkombëtar i Kosovës që nga Kuvendi i Prizrenit i vitit 1945” dhe se përbën “një tradhti ndaj Kosovës, pa asnjë dyshim”, ka ngjallur reagimin e veprimtarit shqiptar në SHBA, Agim Aliçkaj.

Hasani ka deklaruar gjithashtu se është i sigurt që kryeministri Albin Kurti “është duke ikur nga Aneksi i Ohrit”. Pikërisht ndaj këtyre vlerësimeve ka reaguar ashpër Aliçkaj, i cili e kundërshton interpretimin e Hasanit dhe e akuzon atë se ose po gënjen me qëllim, ose nuk ka lidhje me diplomacinë.

Në reagimin e tij në Facebook, Aliçkaj mbron marrëveshjen dhe qasjen e kryeministrit Kurti, duke argumentuar se ajo, sipas tij, është në interes të Kosovës, transmeton “Bota sot”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më poshtë është reagimi i plotë i tij: OSE RRENË ME QËLLIM OSE NUK KA LIDHJE ME DIPLOMACI #EnverHasani Kryeministri Albin Kurti nuk frikësohet nga asgjë dhe as që ka arësye të frikësohet nga Marrëveshja e Brukselit-Aneksi i Ohrit. Kjo marrëveshje është më e mira e mundëshme në rrethanat e sotme dhe paraqet një manovrim të mençur të Kryeministrit Albin Kurti.

Pikat e para të marrëveshjes janë katastrofale për Serbinë raciste sepse detyrohet ti njeh kufijntë e Kosovës dhe mosbllokimin e anëtarësimit të saj në OKB dhe Organizatat tjera ndërkombëtare.

Futja e marrëveshjeve të tjera në rendin e 7 e tutje, sidomos ajo e asociacionit serb i qet ato në rend të dytë, pas njohjes së Kosovës ku ka mundësi të përshtatjes së plotë të tyre me Kushtetutën e Kosovës si shtet unik. Bërtimat serbe dhe të disa ndërkombëtarëve për qitjen e asociacioni serb në rend të parë janë të padrejta dhe të budallavta.

Në përballje me qeveritarë të aftë e të vendosur si Albin Kurti, ata i humbin argumentet. Shyqyr që populli nuk ja jep votat opozitës, sepse ata do të i nënshtroheshin presionit ndërkombëtar për ta bërë asociacionin serb para njohjes së pavarësisë. Shtrohet pyetja, me kë është ky farë Enver Hasani?!

Burimi: Bota Sot