Paraburgim për 44-vjeçarin e dyshuar për sulm seksual ndaj

0%

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Shpëtim Ramës ., i dyshuar për veprën penale “Sulmi seksual”.

Vendimi është marrë më sot, ndërsa ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti është raportuar në orët e para të 16 gushtit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një 14-vjeçare kishte kërkuar ndihmë pasi, sipas deklarimit të saj, gjatë një udhëtimi me veturë ishte prekur pa pëlqimin e saj nga i dyshuari. Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali , e mitura kishte kërkuar që të ndalej vetura te një pikë karburanti, prej nga kishte kërkuar ndihmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervenimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar dhe ishte shoqëruar në stacion policor. Pas ndalimit prej 48 orësh, Prokuroria kishte kërkuar caktimin e paraburgimit, kërkesë të cilën tashmë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ekskluzive | 14-vjeçarja kërkon ndihmë në “Hib Petrol” pasi dyshohet se u sulmua seksualisht – 44-vjeçari përfundon në pranga Ekskluzive | Ky është 44-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht 14-vjeçaren – e mitura kërkoi ndihmë te “Hib Petrol” Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com