53 persona të lënduar e mbi 1.900 gjoba trafiku për një javë në

0%

53 persona janë lënduar në 33 prej 68 aksidenteve që gjatë javës së kaluar (.2026) kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt Gjatë të njëjtës periudhë, njësitet e trafikut policor kanë gjobitur mbi 1.900 shoferë për shkelje të ndryshme në komunikacionin rrugor, ka njoftuar të hënën, , Policia Rajonale e Ferizajt.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar në komunikatën e përjavshme për media se gjatë së njëjtës periudhë kohore ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. “Nga data janë shqiptuar 1.904 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 19 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”- thuhet në njoftim.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 68 aksidente, nga të cilat 33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 53 persona, dhe 35 aksidente me dëme materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia Rajonale e Ferizajt zotohet se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe u bën apel të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Burimi: Kallxo