Dy dhi u bënë “pasagjerë” të papritur në një autobus të TriMet në Portland, Oregon, pasi hipën në mjet përmes dyerve të mesit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy kafshët duke ndjekur pasagjerët brenda autobusit, para se dyert të mbylleshin pas tyre. Pak çaste më vonë, shoferi vuri re mysafirët e pazakontë dhe hapi dyert.
Dy dhitë dolën nga autobusi, ndërsa pasagjerët i ndihmuan të largoheshin. Dy kafshët u gjetën dhe iu dorëzuan pronarit të tyre.
Burimi:
Telegrafi
