Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet mes vreshtave, autoritetet

0%

Një trup i djegur, që dyshohet se i përket TikTokeres Sonia Bellina, është gjetur në një zonë me vreshta në Saint-Gilles të Francës. Sipas raportimeve, miq të afërt të saj kanë deklaruar se viktima është Sonia Bellina, e cila kishte më shumë se 250 mijë ndjekës në TikTok.

Autoritetet franceze kanë nisur hetim për vrasje, ndërsa pista kriminale raportohet se po trajtohet me përparësi në fazën fillestare të hetimeve. Policia dhe Prokuroria po punojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes dhe për të identifikuar personin ose personat që mund të jenë përgjegjës. Identiteti i viktimës pritet të konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com