E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, aktakuzë ndaj të dyshuarit

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.Xh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, më , i pandehuri, me qëllim të frikësimit të një personi zyrtar lidhur me punën dhe pozitën e tij si kryeministër i Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.

Prokuroria Speciale pretendon se K.Xh. e ka kanosur të dëmtuarin përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta. Me këto veprime, i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Rasti është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Burimi: Telegrafi