Policia në Ferizaj shqipton 61 gjoba për kundërvajtje në trafik

0%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se Njësia e Motoçikletave, në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë javës së kaluar ka shqiptuar gjithsej 61 tiketa për kundërvajtje në trafik. Kjo njësi vepron në tërë territorin e Rajonit të Ferizajt, përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

Sipas policisë, nga 61 masat e shqiptuara: 12 janë për mosrespektim të shenjave të trafikut, 8 për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 7 për mosmbajtje të distancës së sigurisë, 5 për shkelje të rregullave të peshores nga shoferët e kamionëve, 29 për kundërvajtje të tjera.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit. “Kujdesi, përqendrimi dhe respektimi i rregullave të trafikut shpëtojnë jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Udhëtoni me përgjegjësi dhe kontribuoni për një trafik më të sigurt për të gjithë”, thuhet në apelin e policisë.

Burimi: Telegrafi