Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë lënduar pas një rrëmuje të madhe në një tempull hindu në shtetin Bihar të Indisë. Ngjarja ndodhi tempullin Ashok Dham, në distriktin Lakhisarai, ku ishin mbledhur mijëra besimtarë për të bërë homazhe ndaj Shivës gjatë muajit të shenjtë Shravan.
Sipas autoriteteve, paniku shpërtheu pasi u përhapën zëra se një shtyllë elektrike kishte rënë mbi besimtarët brenda kompleksit të tempullit. Frika nga goditja elektrike besohet se e përkeqësoi situatën. Autoritetet thanë gjithashtu se mbërritja e dy trenave brenda një kohe të shkurtër kishte rritur ndjeshëm numrin e njerëzve në zonë.
Gjatë përpjekjeve për t’u larguar, një pjesë e barrierave të sigurisë u shemb dhe turma u përfshi nga paniku. Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes. Rrëmuja vdekjeprurëse në tubime të mëdha fetare janë të shpeshta në Indi.
Në vitin 2024, më shumë se 120 persona humbën jetën në një tubim fetar në Uttar Pradesh, në një nga tragjeditë më të rënda të këtij lloji në vend në vitet e fundit.
