Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Surkish të Podujevës. Siç raporton Klankosova.tv, duke u bazuar në një prononcim të shkurtër të Komandantit të Trafikut Rajonal të Prishtinës, Sylejman Halili, aksidenti ka qenë me fatalitet. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me aksidentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com