“Çështje kohe”, Man City shpejt e kompleton marrëveshjen me pasuesin

0%

Manchester City pritet të finalizojë transferimin e Ayyoub Bouaddit pas largimit të Rodrit drejt Barcelonës, sipas Fabrizio Romanos. Klubi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për kushtet personale, ndërsa Bouaddi pritet t’i bashkohet Cityt gjatë kësaj vere dhe jo në vitin 2027, siç ishte diskutuar më herët.

Tani Manchester City pritet të intensifikojë negociatat me Lille për të arritur marrëveshjen përfundimtare, me Romanon që raporton se transferimi mund të mbyllet brenda orëve të ardhshme.

“Manchester City ka marrëveshje me Bouaddin për kushtet personale dhe pritet që të avancojë gjithashtu me Lille për ta mbyllur marrëveshjen në orët e ardhshme”. 🚨🔵 Manchester City are now set to close Ayyoub Bouaddi deal with Lille after selling Rodri to Barcelona. 🔜 The agreement on personal terms was reached days ago and the decision has been made: Bouaddi joins NOW, not in 2027. 🇲🇦 🎥➕ pic.twitter.com/T8LSmBOQL6 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2026 “Mund të ndodhë në çdo moment, por Bouaddi pritet t’i bashkohet Manchester Cityt shumë shpejt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është vetëm çështje kohe”, ka shtuar gazetari italian. Sipas raportimeve të fundit, Lille pritet të kërkojë 100 milionë euro për 19-vjeçarin dhe kjo shumë mund të paguhet e plotë menjëherë nëse marrëveshja finalizohet. Transferimi i Bouaddit vjen në një moment të rëndësishëm për Manchester Cityn, i cili po kërkon të riformojë mesfushën pas largimit të Rodrit te Barcelona./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi