Tensione në ditën e 78-të të protestës në Shqipëri

0%

Qytetarët u mblodhën sot sërish në orën në sheshin “Skënderbej”, për të protestuar kundër qeverisë në ditën e 78 të protestës. Pas fjalimeve para kryeministrisë, më pas, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit, pati tensione mes dy grupe protestuesish. Persona të tjerë në protestë ndërhynë për t’i ndarë dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Prej tre ditësh pjesë e protestës kanë qenë dhe shqiptarët nga diaspora.

Në fjalimet e ditës sotme organizatorët bën thirrje për më shumë pjesëmarrje në tubimet./Euronews Albania Tensione në ditën e 78 të protestës #albania pic.twitter.com/0cG6Fjf5Yp — Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 16, 2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi