Deklarata e Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti konsensual duket se e ka vendosur opozitën e Kosovës përballë një prove të drejtpërdrejtë politike. Në shkrimin e saj në Facebook, publicistja Elida Buçpapaj e përshëndet qasjen e kryeministrit Kurti, duke e lexuar si një ftesë të qartë për opozitën që të lërë mënjanë kalkulimet partiake dhe të propozojë një figurë që bashkon Kosovën.
Sipas saj, tani barra e përgjegjësisë është mbi opozitën: të dëshmojë nëse ka një emër vërtet unifikues, apo do të mbetet peng i interesave të veta politike.
Shkrimi i plotë Albin Kurti asht shpreh publikisht eksplicitivisht, ad litteram, dmth fjalë për fjalë qartë e shkoqur, shqip e troç – që ta dëgjojmë të gjithë, me veshët hapun mirë brënda e jashtë Dardanisë, dardanët e Mërgatës dhe gjithë Diaspora përfshi Aleatët tanë Perëndimorë me të cilët jena lidhë si mishi me thoin – duke e ftuar opozitën të propozojë për Republikën e Kosovës Presidentin konsensual, që të jetë unifikues, një personalitet i shquar, me integritet dhe mbi partitë.
Tash opozita në Kosovë ose e propozon një figurë bashkuese, të respektuar, të nderuar e vlerësuar nga të gjithë ose shkon e mbytet n’ujn e vet!
