Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për

0%

Presidenti Donald Trump ishte në Long Island të premten për të bërë fushatë me kreun ekzekutiv të Nassau County, Bruce Blakeman, të cilin ai e ka mbështetur për guvernator të Nju Jorkut. Z. Trump u prit nga qindra mbështetës brenda Mack Center for Training and Intelligence të Nassau County, ndërsa vuri në dukje rënien e krimit të dhunshëm në nivel kombëtar.

“Hochul dhe e majta radikale qëndrojnë në krah të anëtarëve të bandave, grabitqarëve të fëmijëve dhe kriminelëve të dhunshëm. Ne qëndrojmë në krah të njujorkezëve punëtorë”, tha ai. Mesazhi i Trump ishte “Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt” n ën drejtimin e Blakeman. “ Faleminderit, President Trump, dhe Zoti ju bekoftë për gjithçka që bëni”, tha Blakeman. “Ne ju vlerësojmë.

Vazhdoni përpara!” Dalja e Trump mund të ndihmojë republikanët që synojnë të rrëzojnë nga postet anëtarët demokratë të Kongresit, Tom Suozzi dhe Laura Gillen. Blakeman foli për suksesin e tij në uljen e kriminalitetit përmes punës me agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kathy Hochul dhe Zohran Mamdani, ata thanë se marrëveshja jonë me ICE ishte mizore” , tha ai. Në një moment, presidenti e ndërpreu fjalimin dhe u largua nga skena për të përqafuar prindërit e Jacob Freytes. 12-vjeçari u vra nga një plumb qorr, ndërsa po shkonte në dyqan në Bronx muajin e kaluar.

Sipas mediave amerikane, Presidenti po synon t’u japë shtysë republikanëve në garat elektorale të forta përpara zgjedhjeve të mes mandatit të nëntorit. “Ardhja e Trump u thotë atyre votuesve: ‘Hej, ky është njeriu im’”, tha Lawrence Levy, dekan i Hofstra National Center for Suburban Studies.

“Çështjet ku Donald Trump përqendrohet – emigracioni dhe siguria publike, kur ai flet për uljen e taksave dhe kundërshtimin e socializmit – kanë një mbështetje shumë, shumë të lartë.” “Kemi një prani jashtëzakonisht të madhe policore.

Po punojmë shumë ngushtë me Shërbimin Sekret për t’u siguruar që ky të jetë një aktivitet i sigurt për të gjithë, jo vetëm për presidentin, por për të gjithë ata që marrin pjesë dhe për këdo që jeton ose punon në zonën përret h”, tha Blakeman përpara aktivitetit.

Burimi: Bota Sot