Zyrtari policor që mbeti i lënduar në aksidentin e rëndë të së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është Altin Kryeziu. Gazeta Sinjali merr vesh se Kryeziu në momentin e aksidentit ishte në detyrë zyrtare , kur njëri prej automjeteve të përfshira në aksident doli jashtë rrugës dhe e goditi atë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës , ku janë përfshirë katër automjete. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj , ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë .
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
