Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Malishevës. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete të përfshira në aksident, ndërsa një pjesë e hapësirës përreth është dëmtuar. Në vendin e ngjarjes shihen edhe qytetarë të shumtë.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar , mirëpo ende nuk dihet gjendja e tij. Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij raportimi ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion të ri nga autoritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
