Protezë e krijuar me printim 3D i shpëton këmbën një 38-vjeçari nga

0%

Një zhvillim i ri në mjekësi ka bërë të mundur që një 38-vjeçar me kancer në kockën e këmbës të shmangë amputimin, ku shkak u b ë implanti i personalizuar i prodhuar me teknologji 3D.

Rasti është trajtuar në Spitalin Gregorio Marañón në Madrid, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Madridit (UPM), ku për herë të parë është implantuar te një pacient një protezë kockore e personalizuar e ndërtuar nga metamateriali. Pacienti, Pierre, ishte diagnostikuar me një sarkomë agresive në tibie.

Mjekët arritën ta largonin tumorin duke ruajtur këmbën dhe nyjën e gjurit, por më pas u përballën me sfidën e rindërtimit të kockës në mënyrë që ajo të mund të përballonte sërish peshën e trupit. Proteza u projektua vetëm për trupin e tij Në vend se të përdorej një protezë standarde, ekipi mjekësor dhe inxhinierik krijoi një implant të përshtatur posaçërisht për anatominë e pacientit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes imazheve radiologjike u krijua një model dixhital i këmbës së tij. Më pas u simuluan ngarkesat që tibia duhet t’i përballojë gjatë ecjes, ngjitjes së shkallëve apo edhe në rast të ndonjë pengese. Në bazë të këtyre të dhënave u përcaktua edhe struktura e brendshme e implantit dhe pozicionimi i vidave në pjesët e kockës që kishin mbetur në gjendjen më të mirë.

Implanti është prodhuar nga titan dhe përbëhet nga një rrjet shumë i imët strukturash të vendosura në shkallë milimetrike. Kjo arkitekturë është projektuar që të shpërndajë ngarkesën në mënyrë të ngjashme me një kockë të shëndoshë. Vetëm 300 gramë, por përballon mbi 500 kilogramë Një nga karakteristikat më të veçanta të protezës është pesha e saj.

Ajo peshon rreth 300 gramë, ndërsa sipas ekipit që e zhvilloi, mund të përballojë ngarkesa mbi 500 kilogramë. Teknologjia bazohet në një koncept të zhvilluar fillimisht në fushën e inxhinierisë, ku ndryshimi i strukturës së brendshme të një materiali mund t’i ndryshojë vetitë e tij mekanike.

Në këtë rast, inxhinierët e UPM-së e kanë përshtatur këtë parim për përdorim mjekësor, duke krijuar një strukturë që synon të sillet mekanikisht sa më afër kockës natyrale. Pas gati një viti, Pierre po ecën pa paterica Rezultati i ndërhyrjes ka qenë pozitiv. Pothuajse një vit pas operacionit, Pierre vazhdon ta ketë këmbën dhe lëvizshmërinë e gjurit.

Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, ai ka nisur të ecë pa paterica. Gjatë rikuperimit ai kishte pësuar edhe një rrëzim, ku kishte thyer këmbën tjetër, ndërsa implanti në tibien e rindërtuar kishte mbetur i paprekur.

Sipas ekipit të Gregorio Marañón, qëllimi tash është që kjo qasje të zhvillohet më tej dhe të krijohet një protokoll që mund të përdoret për një numër më të madh pacientësh. Rasti i Pierre konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të implanteve të personalizuara, ku zgjidhja nuk përshtatet për pacientin, por ndërtohet nga fillimi sipas anatomisë dhe nevojave të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com