Mbappe e nis me gol

0%

Real Madrid ka mbyllur përgatitjet për sezonin e ri me një fitore 3:0 përballë Shalkes në fushën e kësaj të fundit, në një sfidë përgatitore që ka zëvendësuar atë të kampionatit që u shty për shkak të mungesave të shumta në radhët e madrilenëve si rrjedhojë e Botërorit.

Lojtarët janë kthyer nën urdhrat e Murinjos, por ai ka pasur pak kohë të stërvitë emra si Mbappe e Bellingam që kishin pak ditë me grupin, ndaj u organizua kjo miqësore për të zëvendësuar atë që do ishte java e parë e kampionatit.

Mbape ka lënë shpejt shenjën e tij duke shënuar golin e avantazhit që në minutën e 6 e duke treguar se vazhdon të jetë në formë, pavarësisht pushimeve të zgjatura. Hauzen mbylli pjesën e parë me shifrat 2-0 falë golit të tij ndërsa më pas ishte Espi ai i cili shënoi golin e 3-0, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja në fjalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot