Barcelona mund të bëjë ende disa përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës, me trajnerin Hansi Flick që ka lënë të kuptohet se skuadra katalanase ka nevojë për lojtarë të rinj.
Barcelona e mbylli ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore me një fitore të thellë 5-2 ndaj Baselit, por pavarësisht paraqitjes së mirë, Flick pranoi se skuadra mund të ketë ende nevojë për ndërhyrje në merkato. “Mund të na mungojë diçka, do ta shohim gjatë kësaj jave”. “E rëndësishme është të punojmë shumë për ta ruajtur nivelin e sezonit të kaluar.
Ndeshja e së dielës ishte një test i mirë për ne. Tashmë jemi duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Elches dhe nuk është një detyrë e thjeshtë, pasi kemi lojtarë që janë bashkuar me ekipin vetëm së fundmi”, u shpreh ai. Flick beson se Barcelona është gati për të nisur garën, por paralajmëroi se skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë gjatë javëve në vazhdim.
“Skuadra është gati të nisë garën. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe do të përmirësohemi edhe më shumë”. Në javët e fundit, Barcelona është lidhur fuqishëm me një transferim të Rodrit nga Manchester City, ndërsa Julian Alvarez mbetet një tjetër objektiv madhor i klubit katalanas.
Bisedimet për Rodrin vazhdojnë, ndërsa operacioni për Alvarez është më i komplikuar për shkak të qëndrimit të Atletico Madridit.
