Dokumentari The Clearing fiton Human Rights Dox në DokuFest,

0%

Dokumentari The Clearing, me regji të Sabine Groenewegen, është shpallur fitues i Human Rights Dox në edicionin e 25-të të DokuFest-it në Prizren, garë që këtë vit është mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Fituesi u shpall më 15 gusht nga Olivier Boudart, udhëheqës i ekipit në Seksionin e Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, gjatë natës përmbyllëse të festivalit.

Boudart ndau edhe Mirënjohjen e Veçantë të Human Rights Dox për A City in the Forest, me regji të Lev Omelchenko dhe Nolan Huber. The Clearing trajton një kapitull jo shumë të trajtuar të historisë koloniale holandeze mbi shfrytëzimin seksual sistematik dhe skllavërimin e grave në Sumatra, Indonezi.

Gjatë ndarjes së çmimeve, Boudart tha: “Bashkimi Evropian ka qenë prej kohësh mbështetës i DokuFest-it dhe i punës së tij për të krijuar hapësirë për rrëfime të fuqishme, dialog të hapur dhe perspektiva të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë vit jemi veçanërisht krenarë që mbështesim garën Human Rights Dox, e cila sjell në vëmendje histori që kanë në qendër dinjitetin njerëzor, lirinë, barazinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, vlera që janë themelore për Bashkimin Evropian.” Drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, foli për rëndësinë e Human Rights Dox dhe mbështetjen e BE-së për këtë garë.

“Human Rights Dox është një nga programet kryesore të DokuFest-it. Ne përpiqemi shumë të gjejmë filma nga e gjithë bota që flasin për të drejtat e njeriut, sepse këto janë të drejta universale.

Rëndësinë e kësaj e kemi kuptuar herët, ndërsa fakti që Bashkimi Evropian është me ne për ta mbështetur një kategori për të cilën jemi shumë krenarë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, të jem i sinqertë,” tha Nurkollari.

Në mesin e pjesëmarrësve në festival ishte edhe Samantha, një vizitore nga Los Angeles, e cila tha se DokuFest-i është një nga arsyet pse i pëlqen të kthehet në Prizren dhe se në festivali vazhdimisht zbulon filma që përndryshe mund të mos i kishte hasur.

“Prizreni është një qytet shumë i bukur, prandaj gjithmonë më pëlqen të vij këtu për DokuFest, sepse çdo herë zbuloj filma të rinj, gjëra për të cilat as nuk kisha dëgjuar më parë. Nga çdo film marr diçka me vete. Edhe kur një film nuk më pëlqen, gjithmonë mësoj diçka prej tij,” tha ajo.

Edicioni i 25-të i DokuFest-it u mbajt nga 7 deri më 15 gusht në Prizren, duke sjellë filma dokumentarë dhe të shkurtër nga vende të ndryshme të botës, krahas diskutimeve, programeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera në qytet. Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmime edhe në kategoritë e tjera garuese të festivalit.

Angazhimi i BE-së me DokuFest-in është pjesë e mbështetjes më të gjerë për kulturën dhe sektorët kreativë në Kosovë, krahas iniciativave që nxisin shprehjen artistike, bashkëpunimin dhe krijojnë mundësi për të rinjtë.

Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe mbështetësi më i madh financiar, me më shumë se 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë zhvillimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe kulturën në Kosovë.

Burimi: Telegrafi