Bullgaria kthen 11.6 tonë speca të Maqedonisë, ishin me pesticid mbi

0%

Autoritetet bullgare kanë kthyer në Maqedoninë e Veriut një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa kishte hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare të Zlatarevos dhe ishte destinuar për një operator tregtar në Petriç.

Specat u ndaluan dhe u mbajtën në një depo frigoriferike deri në përfundimin e analizave. Pas rezultateve të analizave, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore urdhëroi kthimin e të gjithë sasisë te furnizuesi. Autoritetet sqaruan se specat nuk arritën në dyqane apo tregje në Bullgari.

Deri tani nuk është bërë e ditur se nga cila pjesë e Maqedonisë së Veriut kanë ardhur specat dhe as emri i prodhuesit apo eksportuesit. Kontrolli është pjesë e mbikëqyrjes së shtuar bullgare ndaj frutave dhe perimeve të importuara nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi